E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Thaçi: Do t’i jap mandatin koalicionit fitues

Ndërsa nga zgjedhjet e 11 qershorit asnjë forcë nuk siguroi votat e nevojshme për të qeverisur e vetme dhe është e paqartë se kush do ta drejtojë vendin, presidenti Hashim Thaçi po pret certifikimin e rezultatit për t’i dhënë mandatin partisë së parë. Zyrtarë të presidencës sqaruan për mediat në Kosovë se kreu i shtetit do të veprojë në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, sapo të publikohen rezultatet përfundimtare nga KQZ. Ata nuk kanë dhënë më shumë detaje nëse ai do të mandatojë partinë e dytë në renditje, nëse koalicioni i luftës që rezultoi i pari nuk do të sigurojë numrin e nevojshëm.

 

Nga dy koalicionet dhe “Lëvizja Vetëvendosje” ende nuk është e qartë se si do të zhvillohen negociatat për qeverinë, për të marrë një vendim për bashkëpunimin. Një ditë më parë kandidati për kryeministër të Kosovës nga “Vetëvendosje”, Albin Kurti u takua me kreun e “Nismës”, Fatmir Limaj, ku besohet se në fokus ka qenë ky bashkëpunim.Pas zgjedhjeve, Kurti ftoi LDK-në dhe të pakënaqurit e koalicionit PDK-AAK-Nisma të bashkohen me të për qeverinë. Nga ana tjetër, Limaj u shpreh se ai dhe partia e tij do të mbështesin kandidatin e koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryeministër, Ramush Haradinaj, për aq kohë sa do të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re.

Më shumë video

Reklamë