Kosova
Thaçi: Do ta formojmë ushtrinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se Kosova do të ketë ushtrinë e saj dhe se Prishtina zyrtare do ta vazhdojë dialogun më Serbinë. Thaçi i cili mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Dubrovnik forum”, theksoi përballë përfaqësuesit serb Ivica Daçiç, se Kosova si shtet sovran, e ka detyrim kushtetues formimin e ushtrisë.
Presidenti i Kosovës u shpreh gjithashtu se formimi i ushtrisë do të realizohet në partneritet me NATO-n. Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, presidenti nënvizoi se palët kane arritur në një proces të ri, i cili duhet të përfundojë me normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




