E enjte, 5 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Thaçi: Do i bind serbet për ushtrinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është optimist se do të bindë deputetët serbë për të votuar ndryshimet kushtetuese për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, ashtu siç kanë kërkuar partnerët ndërkombëtarë.

 

“Institucionet kanë kohë që të bëjnë përpjekje për të siguruar përkrahjen e të gjitha komuniteteve për themelimin e ushtrisë përmes ndryshimeve kushtetuese dhe ky është opsioni më i mirë i mundshëm. Ne do të sigurojmë përkrahjen dhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunitetit serb.”

 

Reklamë

Në një debat të organizuar nga Lëvizja Fol, kreu i shtetit tha se ky proces është i pandalshëm dhe askush nuk do të lejohet të përdorë veton për ta penguar.

 

Presidenti ka folur edhe për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, e cila është kusht i BE-së për liberalizimin e vizave.

 

“Demarkacioni kalon. Askush nuk mund të justifikohet se opozita nuk do ta votojë, pasi partnerët e koalicionit kanë 89-90 vota. E kanë detyrim dhe qytetarët nuk kanë pse të mbeten viktimë e disa deputetëve.”

 

Në prag të vendimit të Gjykatës së Colmarit për ish-kryeministrin Haradinaj, Thaçi tha se Franca është viktimë e akuzave të Beogradit, por se beson që Haradinaj do të lirohet së shpejti.

 

 

Më shumë video

Reklamë