Në kulmin e debatit që ka shpërthyer ne Kosovë për gjykatën speciale, presidenti Hashim Thaçi deklaron se do të firmose shfuqizimin nëse një gjë të tillë e votojnë deputetët.

 

“Unë do të bëja shkelje kushtetuese nëse nuk do ta nënshkruaja; e kam obligim kushtetues e ligjor dhe nuk mund të mohoj apo kthej vullnetin e deputetëve”.

 

Kreu i shtetit të Kosovës, në një intervistë për Zërin e Amerikës, u shpreh se nuk është kundër drejtësisë, pasi një gjykata e posaçme është një çështje ku vendimin e ka marrë parlamenti i Kosovës.

 

“Gjykata e Posaçme është çështje ku vendimin e ka marrë parlamenti i Kosovës dhe tani u takon partive politike të përfaqësuara në parlament që të shprehin vendimin e tyre; pushtetet janë të ndara dhe unë nuk dal mbi parlamentin, as nuk përzihem në parlament por i respektoj vendimet e parlamentit botërisht dhe një qind për qind”.

 

Presidenti Thaçi u pyet nëse i trembet hetimit të gjykatës special dhe deklaroi se lufta e ushtrisë çlirimtare te Kosovës është e pastër .

 

“Nga drejtësia nuk kam, nuk kam pasur dhe nuk do të kem kurrë dhe është mirë që Kosova ka qenë shembulli më i mirë në rajon për bashkëpunim me drejtësinë. Kosova nuk ka asgjë për të fshehur, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar luftë të pastër si loti; është lëvizja guerile më e suksesshme që ka ndodhur ndonjëherë në botë; ne nuk kemi sulmuar askënd; kemi zhvilluar luftën për ta larguar Serbinë nga Kosova dhe kjo është fitorja më e madhe e kombit”.

 

Lidhur me demarkacionin Thaçi kërkoi votimin sa më shpejt pasi sipas tij Kosova po penalizohet. Ai kritikoi edhe ndërkombëtarët se po përkëdhelin Serbinë, dhe Kosova po nëpërkëmbet e ndëshkohet duke u izoluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *