Dialogu mes Kosoves dhe Serbise ka hyre ne nje dinamike te re. Pas deklarates te kryeministrit ne detyre Albin Kurti per krijimin e nje ekipi negociator te kryesuar prej tij, ka reaguar kreu i shtetit.

 

Sipas Presidences, Kurti  nuk është konsultuar me kreun e shtetit, i cili eshte udhëheqës i politikës së jashtme, duke e akuzuar atë për shkelje të hierarkisë kushtetuese.

 

PRESIDENCA E KOSOVES

Kryeministri i shkarkuar është i delegjitimuar nga votat e shumicës absolute të përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës dhe nuk mund të bëjë zotime në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe as në emër të një qeverie në largim. Edhe lista e delegacionit të propozuar nga kryeministri i shkarkuar mbetet një dëshirë personale e tij dhe asgjë më shumë.

 

Por Albin Kurti e ka quajtur kete deklarate te nxituar nga ana e presidentit Thaci. Sipas Kurtit ideja e shkembit te territorit me Serbine mbetet e gjalle.

 

 

Kurti kritikoi te gjithe ata politikane te cilet ushqejne urrejtje ndaj Bashkimit Europian duke shtuar se e ardhmja e Kosoves eshte ne BE, ndersa SHBA i duhen vendit per anetaresimin ne NATO.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *