Thaçi: “Dialogu nuk diskutohet në Paris”

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas lajmeve për një takim të mundshëm me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Paris në Konferencën e Paqes më 11 nëntor, ku u aludua se do të flitej edhe për dialogun. Në një konferencë për shtyp kreu I shtetit mohoi qe bisedimet te jene pjese e takimit por theksoi se ftesa e Macron, është një mundësi e madhe për Kosovën.
Hashim Thaçi: “Është një nder dhe një kënaqësi e veçantë që shteti i Kosovës është i ftuar në konferencën e Paqes në rastin e 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore, në një ceremoni të nivelit më të lartë botërorë, ku do të marrin pjesë liderët e shteteve më të fuqishme të botës. Mund të ju them që atje nuk do të ketë dialog Kosovë-Serbi por do të ketë afirmim të vendit, Kosovës. Pjesëmarrja e presidentit të Serbisë është me ftesën e presidentit francez e jo me atë të Kosovës”.
Më 11 nëntor në Paris do të jenë të pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump, ai rus Vladimir Putin por dhe kancelaria gjermane Angela Merkel.




