Subscribe

Presidenti i kosovës Hashim Thaçi është shprehur se Kosova nuk duhet të humbasë këtë moment historik që ka për dialog me Serbinë.

 

Në një intervistë nga SHBA, Thaçi është shprehur se administrata e presidentit Trump, ambasadori Bolton kanë shprehur mbështetjen e tyre për zgjidhjen e konfliktit shekullor Kosovë-Serbi.

 

“Është momenti i duhur dhe historik, të cilin nuk duhet ta humbin Kosova dhe Serbia për arritjen e marrëveshjes përfundimtare që nënkupton njohjen përfundimtare reciproke, ndryshimi i Rezolutës 12/44, anëtarësimin e Kosovës në OKB. Edhe Shtëpia e Bardhë, administrata e presidentit Trump, ambasadori Bolton e theksoi shumë qartë se me zgjidhjen e problemeve ne rajonin e Ballkanit, duke përfshirë edhe përmbylljen e konfliktit një shekullor mes Kosovës dhe Serbisë, përmes një marrëveshje paqësore, edhe Evropa do jetë më e qetë dhe më e fortë. “

 

Për kreun e shtetit të Kosovës seanca e këshillit të sigurimit ishte e panevojshme dhe shteruese.

“Tanimë pas këtij debati ose senace të mbajtur krejt të panevojshme, me kërkesën e Serbisë nga Rusia, mund të themi se edhe ky debat iku dhe shteroi. Ushtria e Kosovës do të ecë vetëm përpara – s’ka kthim mbrapa më”.

Gjithashtu presidenti Thaçi në fjalën e tij është shprehur i bindur se dialogu duhet te vijojë.

 

“Dialogu duhet të vazhdojë dhe të arrijmë në një marrëveshje paqësore përfundimtare që sipas meje do të thotë njohjen pa kushte të Kosovës nga Serbia; që do të thotë njohjen e njëra tjetrës si dy vende fqinje dhe sovrane. Dhe kështu do të përshpejtojmë rrugën e Kosovës drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian. Ne nuk duam urrejtje, nuk duam as hakmarrje, por duam mirëkuptim dhe paqe mes njëri tjetrit.”

 

Sipas Thacit vetëm nëpërmjet marrëveshjes finale me Beogradin nuk do të ketë më urrjetje dhe hakmarrje me dy popujve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *