Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur historike ftesën e Shtëpisë së Bardhë më 27 qershor për dialogun Kosovë-Serbi. Gjatë konferencës per shtyp, kreu i shtetit theksoi se pret qe dialogu të finalizohet me njohje reciproke.


HASHIM THAÇI
PRESIDENT I KOSOVES

 “Institucionet e Kosoves pas ftesës për të vazhduar dialogun me Shtepine e Bardhe, janë përgjigjur pozitivisht. Por në të njejtën kohë parakusht është stabiliteti politik dhe i dialogut. Kjo e bën të rëndësishëm procesin e dialogut mes dy vendeve ende armiqësore.  Qendrimi i SHBA dhe ftesa për 27 qershorin per takim në Shtepinë e Bardhë, rrit shpresën se ky proces do të ketë sukses. E para pasi ky proces ka mbështetjen e qartë të SHBA, të vet presidentit Trump dhe vizionin e ambasadorit Grenell.”

Ne konferencen per shtyp para gazetareve presidenti Thaçi dha një mesazh të qartë për Miroslav Lajçak. I derguari i Bashkimit Europian pritet te mberrije sot pasdite ne Prishtine.


“Lajcak nuk është në Kosove. Kur të zbresi në orët e mëvonshme ekipet do të komunijomë me të dhe nëse nuk ka diçka konkrete jo vetëm për të hulumtuar në terren, mendoj se nuk ka arsye për të mos u takuar, por Kosova është e hulumtuar tash 20 vite. Lajcak duhet të jetë i qartë për 2 ceshtje, liberalizimin e vizave dhe si do ta trajtojë Kosovën. Nëse e trajton shtet i pavarur atëherë ky proces do të jetë jo i suksesshëm nga ana e tij
.”

Menjëherë pas këtij qëndrimi të Thaçit, zyra e presidentit konfirmoi se Thaçi do të presë Lajçak në orën 17.00. Më pas përfaqësuesi i Brukeslit për dialogun Kosovë-Serbi do të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti.


Por lidhur me qëndrimin e Kosovës në Uashington, për njohje reciproke,  presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka thënë për mediat se njohja, nuk do të jetë temë e takimit, dhe Beogradi, nuk do ta lejojë një gjë të tillë.


ALEKSANDER VUÇIÇ
PRESIDENT I SERBISE

“Njohja e Kosovës nuk do të jetë temë në Uashington, dhe as nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë. Këtu ekziston një lojë e madhe midis lojtarëve të mëdhenj në bashkësinë ndërkombëtare, për të cilën edhe ne dhe shqiptarët jemi shumë të vegjël. Nga ana tjetër, shqiptarët po luajnë lojërat e tyre të brendshme. Pavarësisht se si përfundon, është e rëndësishme që ne të mbetemi të padëmtuar në “luftën e elefantëve”, sepse ne nuk do të luftojmë me Gjermaninë apo Amerikën Serbia do të përfaqësohet në Uashington nga presidenti Vuçiç dhe nga kryeministrija Ana Brnabic.

Pas Prishtines i derguari i posacem i Bashkimit Europian Lajcak do te vizitoje edhe Beogradin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *