E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Thaçi dhe Vuçiç nënshkruajnë marrëveshjen për hekurudhën dhe autostradën

Firmoset marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhën dhe autostradën. Kjo është konfirmuar nga Ambasada e SHBA-ve në Berlin.

 

“Duke ndodhur tani- ora 9:30 në Mynih, ambasadori Grenell do të shoqërohet nga Presidenti Vuçiç dhe Presidenti Thaçi për ceremoninë e nënshkrimit për marrëveshjen për hekurudhën dhe autostradën mes Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në postimin e Ambasadës në “Twitter”.

 

Reklamë

Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë ambasadori Richard Grenell, presidentët e dy  vendeve, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç.

 

Thaçi i ka shprehur falënderime SHBA-ve për përpjekjet në arritjen e marrëveshjes përfundimtare, ndërsa e konsideroi këtë marrevshje një hap të rëndësishëm në arritjet e Kosovës për zhvillim ekonomik.

 

“Marrëveshja e sotme për hekurudha dhe autostrada është mesazhi më i mirë që rajoni do të ketë paqe, zhvillim ekonomik, progres, vende të punës, pra ajo çka ju duhet njerëzve tonë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë