E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Thaçi: Demaçi lartësoi idealin e lirisë

Ilustrim · Vizion Plus

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në fjalën e lamtumirës për Adem Demaçin, ka thënë se kombi sot po ndahet fizikisht nga një kolos e bota nga “Mendela i Evropës.”

 

“Sot më 28 korrik populli shqiptar po ndahet fizikisht nga një kolos që u vetmohua gjithë jetën për komb. Bota po ndahet nga Mendela i Evropës. Adem Demaçi ishte lufta e lavdishme e UÇK-së, pasi me qëndresën e tij u bë simbol i lirisë kombëtare. Shpirti i tij ishte më i fuqishëm se burgu jugosllavë dhe rrezatoi humanizëm”.

 

Ndër të tjera ai tha se veprimtari Adem Demaçi me tërë qenien e tij jetoj për një qëllim, për çlirimin e Kosovës dhe botës shqiptare.

 

Prezent në ceremoninë e lamtumirës ishin krerë të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë.

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradianaj, Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, Presidenti shqiptar, Ilir Meta dhe Ali Ahmeti nga Maqedonia, si dhe përfaqësues politik nga Lugina e Preshevës.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh