Thaçi dekreton datën, Kosova zgjedhje në 6 tetor

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shpalli të hënën, 6 tetorin si datën e zgjedhjeve të parakohshme.
Më herët, kreu I shtetit të Kosovës dekretoi shpërndarjen e Parlamentit duke njoftuar se shumë shpejt do të shpallte datën e zgjedhjeve të parakohshme.
Shpërndarja e Parlamentit dhe shpallja e zgjedhejve të parakohshme në Kosovë erdhi pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, I cili la postin pasi ishte thirrur për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme të Hagës në lidhje me pretendimet për krimet e luftes në Kosovë.
Ndërkoë të gjitha partitë politike të Kosovës kanë filluar fushatën si dhe kanë nisur krijimin e koalicioneve para se presidenti Thaçi të shpallte datën e zgjedhejve të parakohshme.




