Subscribe

Kryeministri Edi Rama përgëzon presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për marrëveshjen me homologun malazez rreth demarkacionit. Ky veprim sipas shefit te qeverise shqiptare i hap rrugë qytetarëve që të lëvizin lirshëm si gjithë qytetarët e botës.

 

“Zoti president , unë dua t’ju përgëzoj për atë që vendosët me presidentin e Malit të Zi si një hap shumë i rëndësishëm që do ti hapë rrugën përfundimisht Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj që të lëvizin lirisht por edhe për të treguar seriozitet dhe përkushtim në arenën ndërkombëtare si një shtet që di të respektojë marrëveshje.”

 

Rama është dekoruar ne Prishtine nga presidenti Thaçi për kontributin qe ai ka dhënë për pavarësinë e Kosovës.

 

“Kjo medalje presidenciale, për dhjetëvjetorin e pavarësisë   ndahet për kryeministrin e Shqipërisë për kontributin që ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke çmuar dhe respektuar angazhimet për pavarësinë e Kosovës dhe proceset në të cilat ka kaluar vendi, kemi pasur mbështetje të fuqishme për procesin e shtet ndërtimit dhe konsolidimit dhe të integrimit sa më të shpejtë të Kosovës edhe në NATO edhe në Bashkimin Evropian.”

 

Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm edhe te shtunën në Kosovë për të ndjekur aktivitetet qe mbahen me rastin e dhjete vjetorit te shpalljes se pavarësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *