Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar me kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Nexhat Daci.

 

Presidenti bën me dije se në këtë takim është biseduar për zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Thaçi pohoi se me kryeakademikun Daci ka folur për ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ishte konstatim i përbashkët se në këtë proces të gjithë duhet të marrim përgjegjësi : institucionet, partitë politike parlamentare, opozita, shoqëria civile, Akademia etj. Vetëm të bashkuar mund t’i realizojmë objektivat tona: njohjen reciproke Kosovë Serbi, ulësen në OKB si dhe anëtarësimin në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare.”

Sipas tij, ishte konstatim i përbashkët se pretendimi i Serbisë për ndarje të Kosovës gjithmonë do të jetë i papranueshëm, por në kuadër të korrigjimit të kufijve duhet të shtrohet, në procesin e dialogut, tanimë kërkesa dhe e drejta e Luginës së Preshevës për t’iu bashkuar Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *