Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës, atij si komandant suprem i jep kompetenca të mjaftueshme për të ndërmarrë iniciativën e ndryshimit të ligjin e FSK-së, prandaj shumë shpejt, brenda kompetencave të tij kushtetuese do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore që transformimi të bëhet realitet edhe nëpërmjet ndryshimit të ligjit.

 

Thaçi në ceremoninë ushtarake e FSK-së, të organizuar në kuadër të “Epopesë së UCK-SË”, tha se si asnjëherë më parë më 5 mars 1998 u zhvillua një luftë e pabarabartë me armatim dhe në njerëz, ku familja Jashari u përballë me një makineri të pafund të serbëve, por kjo familje me një vendosmëri  qëndroi deri në fund.

 

Thaçi  tha se rezistenca e familjes Jashari ka hyrë në analet e kombit tonë si ndër sakrificat më madhore, kjo epope u shndërrua si asnjëherë më parë u shndërrua në forcë mobilizuese e të gjithë atyre atdhetarëve që kishin pritur momentin që të njenë në një ushtri me emrin autentik.

 

Ai shtoi se tri vite më parë si kryeministër ka paralajmëruar transformimin e FSK-së në ushtri por fatkeqësisht edhe sot realiteti është i njëjtë, por ndryshimi që do të ndërmerr, do ta bëjnë FSK-në ushtri që do të jetë në shërbim të paqes në rajon dhe botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *