Presidenti I Kosovës Hashim Thaci reagoi pas lajmit se Donald Trump ka emeruar ambasadorin aktual të SHBA në Gjermani, si të dërguar të posacëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Thaci shkroi në faqen e tij në facebook se  ky vendim është një tjetër dëshmi që Presidenti Trump, administrata amerikane, tërë shteti amerikan, qëndrojnë pranë Kosovës në çdo hap të rëndësishëm.

 

 

Tash jemi edhe më konfident në procesin e dialogut dhe në mundësinë që të arrijmë njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, dhe kështu ta përmbyllim konsolidimin ndërkombëtar të shtetit tonë.

Ky është lajm i mirë edhe për rajonin si dhe të gjithë ata që angazhohen për paqe të qëndrueshme, për zhvillim, për jetë më të mirë për të gjitha shtetet në Europën Juglindore.

E kemi thënë gjithmonë dhe besojmë gjithmonë se jemi me fat që kemi përkrah Shtetet e Bashkuara të Amerikës. HTH

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *