E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Thaçi bën premtimin në Sofje: “Jemi gati për fazën finale të dialogut me Serbinë”

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë samitit të Sofjes u takua me personalitete të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

 

Kreu i shtetit theksoi se vendi i tij është i gatshëm të hyjë në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht detyruese, e cila do të normalizonte plotësisht marrëdhëniet Prishtinë-Beograd.

 

Reklamë

Me anë të një postimi në Facebook, Thaçi shkruan se për fazën e re të dialogut me Serbinë diskutoi me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, komisionerin për zgjerim Johannes Hahn dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

 

Presidenti i Kosovës u takua edhe me kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, presidentin francez Emmanuel Macron si dhe kancelaren e gjermane Angela Merkel.

Vazhdo të lexosh

Reklamë