Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se askush nuk mund ta udhëheqë vetëm procesin e negociatave me Serbinë dhe se askush nuk do ta bllokojë këtë proces.

 

Gjatë një vizite në Ferizaj, Thaçi ka thënë se është koha që të gjithë udhëheqësit politikë në Kosovë, të cilët janë të interesuar që t’i kontribuojnë konsolidimit të vendit, të marrin përgjegjësinë për këtë proces të rëndësishëm.

 

“Qëllimi ynë është të arrijmë një marrëveshje përfundimtare. Jemi të vendosur për marrëveshjen përfundimtare të paqes dhe pajtimit, pas së cilës do të ketë njohje reciproke të Kosovës dhe Serbisë. Kjo do të jetë një arritje historike për Kosovën, për paqen dhe stabilitetin në rajon. Që kjo njohje të ndodhë, duhet të kontribuojmë të gjithë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *