E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Thaçi apel qytetarëve: Votoni, sot ditë e rëndësishme për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë që të marrin pjesë në votimet e kësaj të diele.

 

Në një postim në “Facebook”, Thaçi duke e quajtur këtë ditë si një fitore të Kosovës, bën apel për një process elektoral të drejtë e të lirë.

 

“Sot Kosova zgjedh legjislaturën e re, që do të nxjerrë edhe qeverinë e re të Kosovës, e cila duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve tanë dhe të përballet me sfidat që i kemi përpara. Prandaj, ftoj për një pjesëmarrje sa më të madhe, për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer. Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë. Sot le të fitojë Kosova. HTH”

Vazhdo të lexosh

Reklamë