Presidenti Hashim Thaçi, i bën thirrje qytetarëve të Kosovës të mos bien pre e asnjëlloj provokimi dhe të ruajnë qetësinë. Në një deklaratë për media, duke folur për bashkësinë e komunave me shumice serbe, presidenti Thaçi theksoi se gjithçka do të bëhet përmes respektimit të kushtetutës së vendit.

 

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshje historike, ligjërisht të detyrueshme, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të finalizojnë punën në hartimin e draft-statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, bazuar në marrëveshjet e arritura”, shkruan Thaçi”.

 

Presidenti i Kosovës thekson më tej se vendi i tij do t’i përmbahet me përpikmëri zotimeve për të ruajtur qetësinë duke mos rrezikuar në asnjë mënyrë objektivin për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *