Subscribe

Dy dite perpara mbajtjes se seancës se kuvendit per ratifikimin e marrëveshjes se kufirit me Malin e Zi, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka përsëritur se nga kjo çështje varet e ardhmja e Kosovës. Kreu i shtetit është i bindur se pakti do te kaloje, edhe pse brenda koalicionit qeverisës ka deputete qe nuk e mbështesin ate dhe ne nje kohe qe opozita vazhdon ta kundërshtoje me force.

“Askush nuk ka të drejtë që për çfarëdo logjike provinciale apo mentaliteti provincial të mbajë peng të ardhmen evropiane të Republikës së Kosovës. Prandaj besoj dhe shpresoj fuqishëm që gjërat do te shkojnë në drejtimin e duhur”.

Deklaratat Thaçi i beri gjate nje ceremonie ne diten ndërkombëtare te personave te zhdukur, ku vendosi lule ne përmendoren e ngritur për ta. Fati i mbi 1600 personave te zhdukur gjate luftës se vitit 1999 ne Kosove, nuk është zbardhur ende dhe Thaçi deklaroi se kjo mbetet nje nga çështjet urgjente qe duhet te marre zgjidhje.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *