Subscribe

Ndërsa ne fillim te qershorit pritet te ratifikohet ne parlament pakti i kufirit mes Kosovës dhe Malit te Zi dhe opozita vazhdon ta kundërshtoje me force, presidenti Hashim Thaçi u beri nje tjetër apel forcave politike qe te gjejnë gjuhen e përbashkët. Ratifikimi eshte nje nga kushtet e Bashkimit Europian per heqjen e vizave per qytetaret e Kosovës dhe sipas kreut te shtetit, procesi nuk duhet te rrezikohet nga interesa te caktuara politike.

“Axhendat ditore nuk mund ta cenojnë dhe rrezikojnë procesin e liberalizimit të vizave dhe asnjë interes i adresave të caktuara të ngushta politike nuk do të mund të tejkalojë interesin madhor, vullnetin madhor të qytetarëve të Kosovës, interesin e përbashkët dhe qëllimin e vizionin tonë evropian për liberalizim të vizave”.

Opozita këmbëngul se me marrëveshjen e përcaktimit te kufirit me Malin e Zi eshte shkelur teresia territoriale e vendit. Ndërsa per presidentin nuk ekzistojnë çështje te hapura me Malin e Zi.

 “Çështja e demarkacionit është në interesin e të dyja vendeve, që të përmbyllet sa më shpejt. Është në interesin e gjithë spektrit politik dhe qytetar. Kjo çështje nuk duhet të ndajë spektrin politik, përkundrazi, e ardhmja evropiane duhet të bashkojë spektrin politik dhe qytetarët”.

Komentet presidenti Thaçi i beri pasi vizitoi nje kompani te përpunimit te qumështit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *