E premte, 18 Shtator 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Thaçi: 2019 viti i marrëveshjes me Serbinë

Ilustrim · Vizion Plus

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se viti 2019 do të jetë edhe viti i arritjes së marrëveshjes me Serbinë.

 

 “Unë dua të besoj se viti 2019 do të jetë viti i marrëveshjes.Kjo është mënyra më e mirë që vendet tona dhe i tërë Ballkani Perëndimor të mund të ecin përpara”.

 

Thaçi në një intervistë të dhënë për agjencinë amerikane “Bloomberg”, ka thënë se beson që viti 2019, do jetë viti i marrëveshjes me Serbinë.

 

I pyetur se pse ishte optimist se dallimet mund të kapërcehen tani, ai ka thënë se tani ekziston një “momentum i ri me fokus dhe vëmendje të shtuar të BE-së, Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë për të arritur një marrëveshje, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara”.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh