E hënë, 5 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tha se Edmond Sulaj u emërua në krye të policisë Shkodër nga bandat, SPAK kërkon shpalljen fajtor të Gazment Bardhit: Akuzohet për shpifje

SPAK kërkon shpalljen fajtor të deputetit Gazment Bardhi për “shpifje” ndaj Edmond Sulës, ish-drejtuesit të Policisë së Shkodrës, dhe pafajësi për “fyerje”.

Në seancën e sotme, pas riçeljes së pjesshme të shqyrtimit gjyqësor, gjykata ka administruar përgjigjen e SPAK për kodet “Sky Ecc” të pohuara nga deputeti Bardhi.

Reklamë

SPAK ka konfirmuar se kodet përkatëse i përkasin dosjes së një çështjeje nën hetim, por për shkak të sekretit hetimor nuk i ka vënë në dispozicion përmbajtjen e bisedave të kërkuara.

Sulaj paditi Bardhin për “shpifje” e “fyerje” për shkak të deklaratave të këtij të fundit në një seancë plenare të Kuvendit në shtator 2024, ku pretendoi se Sulaj ishte emëruar nga bandat në krye të policisë së Shkodrës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë