Subscribe

Partizani pret këtë të mërkurë Teutën në Elbasan Arena në sfidën e vlefshme për javën e shtatë të Kategorisë Superiore.

Të kuqtë e kryeqytetit synojnë fitoren për të ruajtur rezultatet pozitive këtë sezon. Sipas trajnerit Ilir Daja, skuadra është në formën më të mirë për të marrë 3 pikë nga ky takim.

 

ILIR DAJA 

TRAJNER I PARTIZANIT

 

“Momentalisht , me ngjeshjen e klasifikimit, më e rëndësishme është marrja e tre pikëve. Nëse merret me lojë të bukur do të thotë që ke më shumë elementë për vazhdimësinë. Lojtarët e mira e çojnë ekipin drejt marrjes së ndeshjeve. Nesër, duke qenë ndeshje e vështirë, marrja e 3 pikëve është gjëja kryesore për të cilën futemi në fushë kundër Teutës.”

 

Nga ana tjetër Tirana udhëton në një transfertë të vështirë në Laç. Bardheblutë e drejtuar nga Nevil Dede kërkojnë t’i rikthehen rezultateve pozitive dhe garës për titull. Ndërsa sipas teknikut 45-vjeçar, kjo do të jetë ndeshja e kthesës për skuadrën

 

NEVIL DEDE

TRAJNERI I TIRANËS

 

“Në çdo ndeshje është koha për të fituar Tirana. Është e mirë që ekipi të kthehet sa më shpejt te rezultatet pozitive. Kampionati ka një koeficient vështirësie shumë të madh. Është një grup skuadrash që nuk kanë diferenca të mëdhaja. Dihet që objektivi është maksimal, të dali kampion, Tirana do të dali kampione dhe e ka detyrim të dali kampion. Kjo përkthehet që në çdo ndeshje ne duhet të marrim 3 pikë, nëqoftëse janë 16 pikë në dispozicion llogaria është e thjeshtë ne duhet të marrim 18 pikë.”

 

Në ndeshjet e tjera të javës, Kastrioti pret në shtëpi Vllazninë, Kukësi udhëton në Ballsh ndërsa Apolonia pret Skënderbeun në Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *