Tentativa e katërt për ta kapur rezultoi fatale për një të dënuar në Tetovë.

 

Jeton Rexhepi I dënuar me 26 vite burg për vrasje  u ekzekutua nga policia gjatë tentativës së tij të radhës për ti shpëtuar kapjes nga policia.

 

38 vjecari pas vendimit të gjykatës shumë vite me parë ishte burgosur ne Shtipe, por ia doli të arratiset dhe në gjithë këto vite është fshehur ne disa zona të Maqedonisë.

 

Policia e kishte identifikuar vendndodhen e tij në vitet 2012, 2014 dhe 2016 duke organizuar edhe operacione për kapjen e tij por nuk ia kishte dalë dot.

 

Këtë herë gjatë përplasjes së armatosur me forcat e rendit, Jeton Rexhepi ka mbetur I vdekur.

 

Ministria e Brendshme e Maqedonisë sqaroi se Jeton Rexhepi tentoi ti shpëtojë rrethimit në fdhatin Llarcë duke përdorur bombë ndërsa ishte I veshur me antiplumb dhe kishte në përdorim arme automatike, pistoletë dhe bombë.

 

Ministria sqaroi se Rexhepi akuzohej për 15 vepra të rënda penale.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *