E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 21 minuta më parë
Politikë

Tetori rozë, Rama mesazh vajzave dhe grave: Bëni mamografinë falas në spitalet e vendit

Woman holding pink ribbon on white background, top view with space for text. Breast cancer awareness concept

Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.

Me nisjen e këtij muaji, kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale drejtuar grave dhe vajzave.

Reklamë

“Dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Kanceri i gjirit, është sëmundja që u merr jetën miliona grave kudo në botë. Për të luftuar këtë sëmundje, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka shpallur muajin tetor, si muajin e luftës kundër kancerit të gjirit. Me një fjongo rozë dhe me më shumë vëmendje ndaj këshillave të mjekëve, mund të shpëtohen jetë. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë