7 persona mbetën të plagosur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë, gjatë një aksidenti rrugor në Bulqizë. Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës kur një autobus u përplas me një autoveturë në vendin e quajtur “Tre Çezmat”. Menjëherë drejt vendngjarjes kanë shkuar forcat e policisë rrugore dhe banorë të zonës, të cilët u kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurve. Ata janë dërguar në spitalin e Bulqizës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërkohë që një person është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Ndërsa në Vaun e Dejes në vendin e quajtur Ura e Spatharit, një automjet ka humbur kontrollin, duke përfunduar në ujërat e lumit Drin. Drejtuesja e mjetit udhëtonte e vetme kur ka humbur kontrollin. Fatmirësisht ajo ka shpëtuar me dëmtime te lehta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *