Tetë deputetë të komuniteteve joserbe konfirmojnë votën për Osmanin

Tetë deputetë nga rradhët e komuniteteve joserbe në Kuvendin e Kosovës kanë konfirmuar se do të votojnë kandidaten, Vjosa Osmani, për presidente të Kosovës. Në senacën për zgjedhjen e presidentit pritet të mungojë deputeti Fadil Gashi nga Iniciativa Rome.
Të shtunën, para nisjes së seancës, zëvendëskryeministrja e Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Emilija Rexhepi ka postuar një fotografi në Facebook me anëtarët e Grupit Multietnik, ku ka thënë se ky grup është gati që ta votojë Osmanin për postin e presidentit.
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani, e cila në këtë garë, për kundërkandidat do të ketë Nasuf Bejtën.
Sipas Kushtetutës, në garë për president duhet të jenë të paktën dy kandidatë, të cilët paraprakisht duhet të sigurojnë nënshkrimet e të paktën 30 deputetëve./ REL




