Subscribe

Njerëzit qe do te monitorojnë procesin e vetingut mbërrijnë brenda javës ne Tirane. Uashingtoni dhe Brukseli kane dërguar përfaqësuesit e tyre, si pjese e Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit.

 

Zyra e BE ka njoftuar se 7 përfaqësues të gjyqësorit nga vendet Europiane dhe një përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara janë gati për të ndjekur të gjithë procesin e vetingut që pritet të filloje ne muajin tetor.

 

“Që nga kjo javë, vëzhguesit e emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për mbikëqyrjen e procesit të vetingut do të vijnë në Shqipëri për detyrën e tyre afatgjatë.”

 

Të tete anëtaret ONM kane eksperienca të gjata ne organet e drejtësisë ne vende të ndryshime. Mes tyre spikat ish kreu i gjykatës supreme te Kroacisë, Branko Hrvatin.

 

Hans Kijlstra është anëtar gjykate ne Amsterdam, ndërsa përfaqësuesi i Shteteve te Bashkuara është John Leonardo i cili ka mbajtur detyrën e kryeprokurorit te Arizonës. Por nuk mungojnë edhe gjyqtare qe kane ushtruar veprimtarinë e tyre ne Kosove, ne bashkëpunim me EULEX.

 

Vëzhguesit ndërkombëtare do te kene te drejte te marrin te dhëna per secilin prej 800 gjyqtaret dhe prokuroret qe do ti nënshtrohen vetingut, ata gjithashtu do te japin rekomandime per secilin prej tyre. Vëzhguesit do te qëndrojnë ne Shqipëri per 5 vitet qe parashikohet te zgjasë procesi i vetingut.

 

Ky është grupi i dyte i eksperteve te BE dhe SHBA qe mbërrin ne Shqipëri per procesin e rivlerësimit te njerëzve te drejtësisë. Grupi i pare i vëzhguesve afatshkurtër mbërriti ne Tiranë ne muajin shkurt. Detyra e tyre ishte kontrolli i pasurisë dhe i te gjithë aspekteve te tjera te personave qe kandidonin per t’u bere pjese e institucioneve te vetingut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *