E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Testohen 115 nëpunës të administratës

Pas përfundimit të fazës së parë për rekrutimin e punonjësve në Shërbimin Civil, 115 nëpunës të njësive të burimeve njerëzore në të gjithë dikasteret, i janë nënshtruar një testimi. Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito, thekson rëndësinë e kapaciteteve, në funksion të përballimit të negociatave për anëtarësim, në rast të një vendimi të mundshëm. Harito tha se testimet do të vijojë për nëpunësit. Por në rast se nëpunësit nuk arrijnë nivelin e nevojshëm, ajo theksoi se do ketë sanksione, duke lënë të kuptohet largim nga Administrata Publike.

 

Më shumë video

Reklamë