Subscribe

Edhe në rrethe prej disa ditësh ka nisur testimi i shpejtë.

Për mjekët epidemiologë, aplikimi i këtij testi po ndihmon grupet e gjurmimit në terren për izolimin e vatrave të reja të përhapjes së infeksionit.

 

MERITA KROI – MJEKE EPIDEMIOLOGE KORÇË

Ky është një test që ndihmon në mënyrë të shpejtë diagnostikimin e të prekurve nga Covid. Personat që kanë më pak se 5 ditë që kanë shfaqur shenja është mirë që të bëjnë testin e shpejtë. Kush ka shenja. Dhe në prioritet janë dhe kontaktet për mënyrën e depistimit për parandalimin e përhapjes nqs kemi në institucion. Institucionet janë më të favorizuar nëse ka shfaqe të rastit që mund të bëjmë depistimin në masë.

 

Edhe për testet e shpejta ndiqet e njëjta procedurë si me tamponët.

 

Raste sipas drejtoreshës së kujdesit shëndetësor në Durrës, referohen nga mjekët e familjes dhe spitalet rajonalë.

 

AURORA HYKA 

DREJTORE E NJËSISË SË KUJDESIT SHËNDETËSOR DURRËS 

Bëhet vlerësimi nga të dy ekipet, edhe mjeku i familjes për të bërë diferencimin e rastit edhe nga instituti i shëndetit publik nëse do jetë rast për testim të shpejtë apo tampon të zakonshëm. Kemi pasur raste të cilat kemi testuar një numër të konsiderueshëm gjatë kësaj periudhe dhe fati i mirë është që kemi pasur raste të pakta, por që na kanë ndihmuar në izolimin e menjëhershëm për mospërhapjen e rasteve të tjera në ato zona.

 

Përgjigjet e testeve të shpejta dalin brenda 30 minutave ndërsa janë shpërndarë në të gjitha njësitë e kujdesit vendor në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *