Fytyrë apo peshk? 
Fytyrë: Ju jeni njeri social dhe i komunikueshëm. Jeni kurioz për jetët e të tjerëve. Është në natyrën tuaj t’i zgjidhni problemet me anë të aftësisë suaj intelektuale. Peshk: Jeni i lumtur me jetën dhe besoni shumë mbi atë çfarë fati do t’ju sjellë. Edhe nëse diçka nuk shkon sipas planit tuaj, ju përballoni çdo vështirësi.

Vrima e çelësit apo një figurë që qan? 
Vrima e çelësit: Jeni kuriz mbi jetën në përgjithësi. Keni ndjesinë që së shpejti do përballeni me një të papritur dhe ju pëlqen kjo. Figurë që qan: Këto kohë mund të jeni të mërzitur, të zhgënjyer ose të vetmuar. Kushtojini rëndësi ndjenjave tuaja emocionale.
Derë pak e hapur apo notë muzikore? 
Derë pak e hapur: Jeni i gatshëm për të bërë ndryshime dhe mendoni se po ecni në rrugën e duhur. Ju e dini se çfarë ju pret në të ardhmen. Notë muzikore: Duhet të tregoni kreativitetin tuaj. Ju keni një talent që duhet ta ndani me botën. Nëse punoni shumë, do e shfrytëzoni potencialin tuaj.
Kolona apo njerëz?
Kolona: Ndonjëherë është vështirë për ju të largoheni nga zona juaj e komfortit dhe të arrini atë cfarë doni. Duhet të filloni ta shihni botën me një tjetër perspektivë. Kolonat tregojnë gjithashtu që jeni njeri ëndërrimtar dhe romantic. Njerëz: Ju nuk keni limite në jetë. Ju i arrini gjërat lehtë. Jeni person sensitiv, zemërmirë dhe gjithmonë gati për të ndihmuar të tjerët.
Mashkull apo femër? 
Mashkull: Nëse je femër, do të thotë se do që të jesh në një lidhje romantike ose po kërkon për një partner. Nëse e ke një partner do të thotë se keni nje lidhje shumë të fortë emocionale me të. Nëse je mashkull, do të thotë se jeni i shqetësuar për probleme që kanë të bëjnë me një mashkull tjetër. Femër: Nëse je femër, do të thotë se keni qëndrim pozitiv mbi jetën dhe jetoni në harmoni. Nëse je mashkull, do të thotë se ju e vlerësoni bukurinë femërore. Me shumë siguri ju pëlqeni dikë dhe shpresoni që ajo të ketë ndjenja për ju./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *