Nëse jeni në pesë ditët e para të shfaqjes së shenjave klinike të koronavirusit, do t’ju kryhet testi i shpejtë i antigenit. Diçka të tillë e konfirmoi epidemiologia Eugena Tomini në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”. Në rast se kanë kaluar pesë ditët e para me shenja klinike, atëherë të infektuarit do t’i kryhet testi me PCR.

 

“Epidemiologët do të vendosin kryesisht për kryerjen e testimit sipas rasteve, sipas një përkufizimi për personat që duhet të testohen, ata që janë me shenja klinike deri në ditë e pestë. Nëse janë kaluar pesë ditët, referimi është përkundrejt testit të PCR që realizohet në laboratorë.”

 

Sipas Tominit, testet e shpejta janë shumë efektive dhe japin një dorë të mirë në menaxhimin e situatës.

 

“Ky test është efektiv deri në nivelin e 100%, gati me një shenjë të barabartë me PCR. Është shumë e rëndësishme që eshtë një test diganostikues, që është shumë efektiv dhe me shumë ndihmesë. Jep rezultat deri në 30 minuta. Është një ndihmesë e jashtëzakonshme.”

 

Testet e shpejta në Shqipëri do të jenë në dispozicion nga e hëna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *