E enjte, 5 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Testamenti” i terroristit të Brukselit

Shënimi i lënë në koshin e kompjuterit në shtëpinë e tij në Bruksel, përgënjeshtron deklarimet e terroristit të mbijetuar te sulmeve të Brukselit ku u shënuan 32 viktima e qindra të lënduar. Muhamed Abrini, i njohur si njeriu me kapele i kapur nga kamerat e sigurisë në aeroportin e Brukselit, pak para shpërthimit shkruante se mbështeste sulmet e Parisit dhe se tashmë dëshironte të vdiste si martir. Ky shënim bie në kundërshtim me dëshminë e tij përpara hetuesve në të cilin ka thene se nuk është në gjendje të vrasë asnjë mizë. Me 22 mars, Brukseli u trondit nga dy sulme nje ne aeroport dhe nje tjetër ne metro.

Vazhdo të lexosh

Reklamë