Koreja e Veriut pretendon te kete kryer me sukses testin e pestë bërthamor, qe ka alarmuar fqinjin e saj Korene e Jugut, por edhe SHBA, Kinen, Japonine dhe Rusine.
Kete te premte u raportua per nje shpërthim te fuqishëm, qe provokoi nje termet me magnitude 5,3 prane vendit ku u krye testi. Njoftimi si per çdo prove tjetër te ngjashme, u be i ditur ne televizionin shtetëror. Testi i fundit ishte nje mbushje bërthamore qe mund te montohet ne raketa balistike. Persa i përket fuqisë shpërthyese te raketës, ushtria e Koresë se Jugut beson se ka qene rreth 10 kilotonë, ndërsa bomba e leshuar nga SHBA ne Hiroshima ne vitin 1945 ishte 15 kilotone.
Per Seulin, ky eshte shpërthimi me i forte deri tani, c’ka ka rritur friken se shteti komunist ka bere progres ne zhvillimin e armeve bërthamore. Presidentja koreano-jugore Park Geun-hye e cilësoi kete nje akt veteshkaterrues te liderit Kim Jong Un. Edhe Japonia ka denuar kete test, qe sipas saj tregon se Koreja e Veriut po behet kërcenim per sigurinë e vendit dhe po minon paqen ne rajon dhe bote. Presidenti Obama zhvilloi bisedime me presidenti koreano-jugor dhe kryeministrin japonez. Ne nje deklarate te zedhenesit Josh Earnest thuhet se SHBA eshte e angazhuar per sigurine e aleateve ne Azi. Ministria e Jashtme kineze i kerkoi Phenianit te shmange veprime te tjera, qe do ta përkeqësonin situaten. OKB e ka ndaluar Korene e Veriut te kryeje teste bërthamore dhe ka vendosur disa here sanksione ndaj saj qe prej vitit 2006. Ky veprim mund te çoje ne ashpërsimin e tyre, siç eshte ndalimi i eksportit te naftës, qe do te ndikonte ne ekonominë e vendit. Muajt e fundit Pheniani po tregon forcen ushtarake dhe testi i fundit vjen ne 68 vjetorin e themelimit te republikës koreano-veriore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *