E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Terrorizoi pushuesit e banorët, pranga të riut në Theth

Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi u qëlloi me armë zjarri pa lejë duke terrorizuar banorët e Thethit.

 

24 vjeçari I arrestuar është me inicialet K. H., banues në fshatin Theth, Shkodër.

 

Reklamë

Sipas policisë mbrëmjen e të shtunës, është marrë një informacion nga qytetarët se në qendër të fshatit Theth, Shkodër një person po qëllonte me armë zjarri në ajër, duke krijuar panik te banorët dhe pushuesit.

 

Policia ka reaguar në kohë duke bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen në flagrancë të 24-vjeçarit, bashkë me armën e zjarrit kallashnikov, me një krehër me fishekë.

 

24 vjeçari akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje armëve luftarake  dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë