Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, nga Londra ka thënë se terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm vazhdojnë të mbeten ndër kërcënimet kryesore të sigurisë, duke kërcënuar jo vetëm jetën dhe pronën, por edhe vlerat demokratike dhe mënyrën e jetesës së shoqërisë.

 

Gashi pjesë e Samitit në Londrër bashkë me ministrat e brendshëm të Ballkanit Perëndimor, diskutoi në lidhje me çështjet ndër sektoriale të sigurisë, ku vuri në dukje përpjekjet që po bën Republika e Kosovës sa i përket luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

 

Ndër të tjera ai njoftoi që kanë filluar programet e de-radikalizmit në burgje, ndërsa pritet që shumë shpejtë të themelohet Divizioni për Parandalim dhe Riintegrimin e Personave të Radikalizuar, i cili do të funksionojë në kuadër të Ministrisë së Brendshme.

 

Gjithashtu ministri ka theksuar se anëtarësimi në INTERPOL nuk është tashmë nevojë, por domosdoshmëri dhe për aq sa Kosova ka benefit i të qenit pjesë e kësaj familje, po aq përfitime  kanë edhe shtetet tjera dhe INTERPOL-i.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *