E enjte, 8 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Terrori në spital/ Agresori i mori armën nga brezi policit dhe qëlloi

Një sherr mes dy grupeve në Fier degjeneroi në dhunë fizike dhe të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të shtune.

 

Reklamë

Për pasojë tre persona mbetën të plagosur në ambientet e brendshme të spitalit të Fierit.

 

Reklamë

Dëshmitarët treguan një person i armatosur hyri në urgjencë dhe qëlloi me armë.

 

Drejtori i policisë Fieri Andon Marku tregoi se njëri prej agresorëve i ka marrë pistoletën policit të patrullës dhe ka qëlluar.

 

Nga informacionet e para dyshohet se konflikti kishte nisur në Levan.

 

Ngjarja terrorizoi pacientët dhe personat që  ndodheshin në spital në momentin e ngjarjes.

 

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe familjarë të personave të përfshirë në konflikt.

 

Ende nuk dihen rrethanat që sollën këtë ngjarje të rëndë.

 

Ndërkohë forca të shumta police rrethuan qytetin për të bërë të mundur kapjen e autorit.

 

Dy persona janë shoqëruar nga policia, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë