Subscribe

Sulmet terroriste godasin serish zemrën e Evropës, kryeqytetin belg, Brukselin, duke shkaktuar te paktën 34 viktima dhe më shume se 230 të plagosur. Qe ne orët e para te mëngjesit, aeroporti kryesor Zaventem u trondit dy here nga shpërthimet. Dy te parat ndodhet ne hollin e pritjes se pasagjereve ne aeroport, ne zonën ku kryhej Check-in për udhëtimet drejt SHBA, duke shkaktuar 14 viktima. Mes panikut, mijëra pasagjere nxituan te largoheshin nga terminali. Aeroporti u përfshi nga kaosi, ndërsa ambulancat mbërritën ne vendngjarje. Autoritetet evakuuan njerëzit dhe pezulluan te gjitha fluturimet. Ndërkohe, mediat publikuan foto, ne te cilët shfaqen tre terroristet qe mendohet se kryen sulmet. Dy persona me te zeza kane hedhur veten ne ere, ndërsa personi i trete besohet se është larguar. Sipas prokurorit belg, ne aeroport u gjet një arme kallashnikov, një bombe e pashpërthyer, ndërsa janë gjetur edhe tre xhaketa me eksploziv. Disa dëshmitare rrëfyen se përpara shpërthimeve janë dëgjuar te shtëna dhe thirrje ne arabisht. Por nuk përfundoi me kaq. Rreth nje ore me vone, nje tjetër bombe shpërtheu ne nje stacion metroje pranë ndërtesave te Bashkimit Europian, ne orën e pikut kur metroja ishte e mbushur me pasagjere, duke shkaktuar 20 viktima. Te gjithë udhëtaret u evakuuan dhe sistemi i metrosë u mbyll. Pas këtyre ngjarjeve, policia arrestoi dy persona. Aktet terroriste paralizuan Brukselin, ku u bllokua lëvizja e trenave drejt aeroportit, por edhe qarkullimi i mjeteve te tjera te transportit. Shërbimet Inteligjente Irakene theksuan se ka te dhëna qe keto sulme, te jene planifikuar dy muaj me pare ne Raka, ndërsa ato belge nuk kishin marre asnjë sinjal per to. Pas sulmeve, autoritetet belge mbyllen kufirin me Holandën dhe ate me Francën. Po kështu, lëvizjet e trenave te shpejtësisë se larte mes Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë u pezulluan. Belgjika është e blinduar dhe ndodhet ne nivelin me te larte te gatishmërisë. Mijëra forca policore po ushtrojnë kontrolle ne zona te ndryshme. Shpërthimet ndodhen vetëm tre dite pas nje operacioni policor, qe çoi ne prangosjen e një prej atentatorëve te sulmeve terroriste te Parisit, Salah Abdeslam.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *