Një atentat mafioz me minë të telekomanduar tronditi banorët e Tiranës pranë ish-stacionit të fundit të Tiranës së re, një prej zonave më të populluara të kryeqytetit.

Objektiv i sulmit ishte Preng Gjini, 50 vjec, i cili ndodhet nw gjendje të rëndë. Shpërthimi ka shkatërruar thuajse plotësisht pjesën e përparme të automjetit, duke i shkaktuar Gjinit plagë të rënda në pjesët e poshtme të trupit.

Një amvbulancë e ka transportuar Preng Gjinin me urgjencë drejt spiotalit, ku ai i është nënshtruar ndërhyrjes kururgjikale. Ndërkohë i plagosur lehtë mbeti edhe një shtetas Italian që ndodhej aty pranë.

Burimet bënë të ditur se atentati ndodhi me shpërthim të komanduar nga distanca, gjatë kohës që makina ishte në lëvizje mbi urë. Dyshohet se poshtë mjetit tip Benz ishte vendosur një sasi e konsiderueshme tritoli i lidhur me një celular.

Drejtori I policisë së Tiranës Rebani Jaupi tregoi se ngjarja mund të ketë motiv hakmarrjen.

REBANI JAUPI

DREJTOR I POLICISE SE TIRANES

“Në orën 19:00 sapo mjeti është futur në urë me drejtues Prend Gjinin ka ndodhur një shpërthim që dyshohet me lëndë plasëse. Është ngritur grupi hetimor me specialistë të Krimeve të Rënda nën drejtimin e policisë kriminale në bashkëpunim edhe me një qark tjetër ku po kryejmë hetime. Po hetojmë në vendin e ngjarjes për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese. Kemi ngritur edhe pistat e hetimit për të cilat dyshojmë që ka ndodhur kjo ngjarje. Ka pista për një hakmarrje midis personit që është dëmtuar dhe disa qytetarëve të tjerë jashtë Tiranës.”

Atentati ndaj Preng Gjinit mund të thuhet se është një ngjarje e paralajmëruar. Ai është vëllai i Tonin Gjinit, që u ekzekutua në mes të Rrëshenit në sy të fëmijëve të tij.

Me këtë seri vrasjesh dyshohet se është i lidhur edhe ekzekutimi me snajper i Kastriot Recit në qendër të Rrëshenit.

Policia ka të dhëna se në zanafillë të konfliktit mes dy familjeve qëndrojnë pazaret e prishura të drogës .

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *