Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga sulmi me makinë që tronditi Australinë këtë të enjte. Policia shpjegon se drejtuesi i automjetit që plagosi 18 persona, mes tyre edhe një 4-vjeçar, nuk ka lidhje me terrorizmin. Autori i ngjarjes së rëndë, është përdorues droge dhe ka probleme të shëndetit mendor. Ndërsa personi tjetër i cili u arrestua nën dyshimin se kishte lidhje me autorin e ngjarjes, mbante në çantë 4 thika, por që nuk kishte lidhje me sulmin dhe kishte ndaluar vetëm për të filmuar.

 

Autoritetet hedhin dyshimet se sulmi ka qenë i qëllimshëm, por nuk ka asnjë dëshmi për lidhje me terrorizmin. Ende nuk dihet qartë motivi se çfarë e shtyu të riun të ndërmarrë një krim të tillë.

 

Incidenti fatal ndodhi rreth orës 4:30 të pasdites në një zonë që shërben si kalim kryesor për këmbësorët, pasi lidh stacionin e madh të trenit dhe qendrën e qytetit. Pedonalja shërbente njëherësh si treg krishtlindjesh në prag të festave të fundvitit.

 

“Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash. Dëgjuam një zhurmë të frikshme, dhe më pas pam që njerëz të shtrirë gjithandej”, rrëfejnë dëshmitarët, duke shtuar se ndihen të traumatizuar.

 

Kryeministri australian Malkolm Turnbull, tha në një deklaratë se lutjet e tij janë për viktimat e sulmit tronditës, dhe u bëri thirrje të gëzojnë sezonin e festave. Ai premtoi se autoritetet federale do zbardhin të gjithë ngjarjen e rëndë.

 

Ndërsa kryeministri Daniel Andreus, me anë të një postimi në Twitter, e cilësoi sulmin si të tmerrshëm dhe u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të sigurt dhe të kontrollojnë të afërmit e tyre.

 

Ky është sulmi i dytë me makinë pas atij të një viti më parë ku gjashtë persona mbetën të vdekur, pasi një fugon goditi kalimtarët në një rrugë kryesore të Melburnit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *