E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Terror në Bulqize, maskat grabisin e dhunojnë një familje

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së premtes së kaluar në Bulqizë ku tre persona kanë dhunuar dhe grabitur me dhunë banesën e shtetasit6 me iniciale A.M.

 

Sipas informacionit të dhënë nga policia në momentin që ky shtetas dhe gruaja e tij kanë hyre në banesë dhe po parkonin  makinën tip benz,  tre persona të maskuar ku dyshohet se posedonin dhe armë zjarri, janë afruar pranë tyre, i kanë futur duke I kërcënuar në banesë, kanë kontrolluar për sende me vlerë, dhe më pas janë larguar duke  marrë  automjetin tip benz në pronësi të shtetasit A.M.

 

Reklamë

Forcat e rendit kanë shoqëruar si dyshuar për ngjarjen 8 shtetas,  si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër, si një ndër  autorët e   dyshuar të kësaj ngjarje ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

 

Po në vijim të punës për zbardhjen e kësaj ngjarje shërbimet e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e automjetit, të braktisur por ende asnjë gjurme nga autori I dyshuar I ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë