Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 May 2026
Vizion fokus

“Credins Bank” nxit përdorimin e kartave&POS, komoditet për bizneset...

Denoncimi: “Tatimet&doganat”, operacion fshesë para paqes fiskale

Apeli: Nëse nuk jeni gati, mos aplikoni për “Paqen...

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Ministria...

Netanyahu pas bisedës me Trump: Marrëveshja me Iranin duhet...

Mickoski: Nuk ka pengesa për përdorimin e gjuhës shqipe...

Netanyahu poston foto me Trump të krijuar nga Inteligjenca...

Tragjedi! Humb jetën një atlet, shkak temperaturat e larta

Trump: Nuk do të nxitohemi për marrëveshje me Iranin,...

VIDEO/ Policia hyn me forcë në selinë e opozitës...

Territorialja, PD do të shkojë në Komisione

2 Shkurt 18:10

Partia Demokratike ka ndryshuar qëndrim dhe ka vendosur të shkojë në Komisionin e Reformës Territoriale. Vendimi për të marrë pjesë në këtë Komision është marrë pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat ku të gjithë deputetët që morën fjalën kërkuan që opozita të jetë pjesë e Reformës Territoriale.

Në fillim të mbledhjes së grupit, në pjesën e hapur për mediat, kryetari I PD Sali Berisha as nuk e përmendi Komisionin e Reformës Territoriale, por u fokusua tek organizimi i protestave kundër Kryeministrit Edi Rama.

“Janë me qindra qytetarë që më shkruajnë dhe më thonë se nuk duhet të largohemi nga bulevardi pa larguar Edi Ramën. Ne drejt asaj do të shkojmë. Të themi të vërtetën. Ne drejt asaj do të shkojmë në mënyrë të pashmangshme, në mënyrë të sigurt”, tha Berisha.

Por pasi mediat u larguan nga mbledhja e grupit, deputetët demokratë ngritën shqetësimin për kostot me të cilat mund të perballet PD nëse bojkoton Reformën Territoriale.

Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi, I cili është Bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore mbrojti idenë se Partia Demokratike duhet të bëhet pjesë e Reformës  Territoriale.

Anëtarët e Komisionit të Reformës Territoriale Eno Bozdo, Bledion Nallbati e Xhelal Mziu gjithashtu ishin që PD të shkojë në komision. Edhe pse demokratët nuk kanë iluzione për qasjen politike të liderit të mazhorancës Rama ndaj opozitës aq më tepër që ai i ka votat për ta miratuar i vetëm Reformën Territoriale, deputetët besojnë se duhet të jenë në komision për të zhbërë reformën e vitit 2014 e cila sipas tyre ka dështuar. Ata gjykojnë që opozita duhet të jetë në komision për të shpjeguar se si duhet të ishte një Reformë Territoriale që u shërben qytetarëve.

Kundër bojkotit sot në mbledhjen e grupit ishin edhe Kryetarja e Komisionit për Kulturën Ina Zhupa, e Kryetari i Forumit Rinor Besart Xhaferri.

Në fund të mbledhjes së grupit parlamentar, Kryetari i PD Sali Berisha e bëri të qartë se për opozitën komisioni më i rëndësishëm është Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit ku ndodhet kërkesa e SPAK-ut për arrestimin e Belinda Ballukut.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar Berisha zhvilloi edhe një mbledhje tjetër me figurat kryesore të partisë dhe u vendos që PD të shkojë në Komisionin e Reformës Territoriale.

“PD do vijojë të jetë pjesë e Komisionit të Reformës Territoriale”, u shpreh Bocci.

Boçi konfirmoi se do të flasë me homologun socialist Mazniku për të caktuar një mbledhjë të Komisionit, duke vënë në dukje se nuk ka arsye që nesër parlamenti të ndryshojë përbërjen e tij.

Krahas Reformës Territoriale, PD do të marrë pjesë edhe në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
berisah territorialja Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Credins Bank” nxit përdorimin e kartave&POS, komoditet për bizneset dhe individët

më shumë...

Denoncimi: “Tatimet&doganat”, operacion fshesë para paqes fiskale

më shumë...

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Ministria e Jashtme notë verbale ambasadorit rus në Tiranë

më shumë...

Netanyahu pas bisedës me Trump: Marrëveshja me Iranin duhet të eliminojë plotësisht rrezikun bërthamor

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:48

“Credins Bank” nxit përdorimin e kartave&POS, komoditet...

8:28

Denoncimi: “Tatimet&doganat”, operacion fshesë para paqes fiskale

8:08

Apeli: Nëse nuk jeni gati, mos aplikoni...

7:57

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në...

7:32

Netanyahu pas bisedës me Trump: Marrëveshja me...

6:58

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë...

6:25

Mickoski: Nuk ka pengesa për përdorimin e...

6:00

Netanyahu poston foto me Trump të krijuar...

5:42

Tragjedi! Humb jetën një atlet, shkak temperaturat...

5:16

Trump: Nuk do të nxitohemi për marrëveshje...

4:57

VIDEO/ Policia hyn me forcë në selinë...

4:40

“Fest në sokak” në Gjirokastër, pesë ditë...

4:18

Presidenti iranian: Nuk synojmë armë bërthamore, por...

3:55

Von der Leyen: Përparim në bisedimet SHBA-Iran,...

3:05

Restaurohet “Nënë Tereza”, shtatorja në Qafë-Thanë kishte...

2:59

Kurset mbingarkojnë fëmijët, shumë prej tyre detyrohen...

2:46

Shtëpitë në shitje edhe me kripto, ekspertët:...

2:23

Berisha “justifikon” fitoren, kreu i PD: U...

1:52

Marrëveshja SHBA-Iran, Von der Leyen: Evropa do...

1:17

Ishte shpallur në kërkim për zjarrin në...

Më të klikuarat

  • Kurset mbingarkojnë fëmijët, shumë prej tyre detyrohen të nd...
  • “Dy vite pa ty”, dedikimi prekës i Agron Llakajt për bashkës...
  • Plagoset me armë 17-vjeçari, ngjarja ndodhi aksidentalisht n...
  • Nën efektin e alkolit i drejtoi armën shokut në kokë, detaje...
  • Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.