E diel, 11 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Territorialja” miraton kalendarin! Palët bien dakord të punojnë për të realizuar ndryshimet brenda afatit

Pas dy orë diskutimesh, anëtarët e komisionit të posaçëm të reformës territoriale pranuan propozimet e opozitës, se kalendari i punës mund të ndryshojë gjatë rrugës.

Më herët, opozita dhe mazhoranca patën debate sa i përket punimeve. Ishte bashkëkryetari Arbjan Mazniku, i cili propozoi një sondazh për këtë reformë, që sipas tij mund të japë rezultat në 3 ose 4 muaj.

Reklamë

“Përgatitja praktike e sondazhit do të na marrë ca kohë. Në 12 qarqe siç thoni ju do të paktën 3-4 muaj që nga dalja e mbledhjes së të dhënave në terren te përpunimi. Ky është një proces që pa tre muaj ne nuk dalim dot në krye se është proces teknik. Për këtë arsye, bashkërendimi i proceseve është gjëja më e mire”, tha Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i PS për komisionin territorial.

Por për opozitën kjo do të vononte afatet e lëna për të miratuar ndryshimet në muajin korrik.

Reklamë

“Thuhet që kanë vendosur pikë fundore korrikun për të bërë reformën. Ju thoni që keni vendosur korrikun dhe thoni që të ecim sa të bëjmë. Pra ju e keni paracaktuar”, u shpreh Xhelal Mziu, anëtar i PD-së.

“Nuk ka një tendencë nga ana jonë për të sabotuar në kohë, por të kemi një punë të organizuar që të jap frytin e duhur dhe jo si ate të reformave të shkuara”, tha Luçiano Boçi, bashkëkryetar i PD-së i Komisionit Territorial.

Pas debateve, anëtarët ranë dakord për të shqyrtuar të gjitha propozimet në mbledhjen e radhës./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë