E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Sociale

Terrenet sportive në kryeqytet

Një tjetër terren sportiv i shtohet kryeqytetit, palestra e shkollës “4 Dëshmorët”. Vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një ndeshje basketbolli me të rinjtë në palestër dhe siguroi se ndaj sportit do të ketë më shumë vëmendje.

 

“Nxisni fëmijët të lexojnë libra, të kalojnë kohë në natyrë, të merren me sport. Siç bëmë fushatën e pemëve, e cila ishte një fushatë suksesi, jam i bindur se kjo fushatë e re, e klasave sportive, e shoqatave sportive, e aktiviteteve sportive, mund të jetë një nismë që do ta transformojë rininë e Tiranës, ndoshta edhe më shumë se sa fushata e pemëve që sapo mbyllëm”.

 

Reklamë

Kryebashkiaku u bëri thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët në klasa sportive, duke u dhënë mundësi atyre që të rriten të shëndetshëm dhe të sigurte.

 

“Dua t’u bëj apel prindërve të Njësisë 8 t’i sjellin fëmijët e tyre këtu: Është një vend i sigurt, është një vend ku të rriturit do të kujdesen dhe kanë sy për fëmijët, është një vend i shëndetshëm, i mbrojtur, edhe në qoftë se jashtë bie shi apo ka diell të madh, ky është një vend ku çdo fëmijë ndjehet i respektuar, i vlerësuar dhe i sigurt. Jam shumë i ndërgjegjshëm që ndoshta jo të gjithë do të bëhemi yje basketbolli. Por, sporti na bën qytetarë më të mirë. Kush luan në skuadër mëson si të humbasë me shumë dinjitet, mëson gjithashtu si të fitojë me shumë përulësi. Në fakt, sporti më i vështirë nuk është basketbolli, nuk është futbolli. Sporti më i vështirë është sporti i qytetarit sepse ka shumë rregulla, ka një skuadër shumë të madhe, ka një sfidë ditore dhe jam i bindur se pavarësisht nëse bëhemi apo jo yje basketbolli, do të bëhemi yje të skuadrës së Tiranës dhe të një qyteti ku secili është i vlefshëm.”

 

Në njësinë 8 në Tiranë, shkollat dhe palestrat janë rikonstruktuar të gjitha, e kjo është palestra e 62-të që rijetëzohet në kryeqytet.

Më shumë video

Reklamë