E teksa termometri shënoi -11°C këtë mbrëmje, kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj ka trokitur sonte në familjet e disa të moshuarve që jetojnë vetëm.

 

Z.Gjonaj është interesuar për kushtet e ngrohjes dhe bazen ushqimore, teksa premtoi që nesër furnizimin me dru zjarri dhe artikuj ushqimor, aty ku ishte e nevojshme. Kreu i bashkisë teksa u njoh me kushtet e barakes ku jeton çifti Ademi, ka premtuar ndërtimin e një banese të re për dy të moshuarit.

 

Kryetari Gjonaj tha se ishte obligim që në këto kushte të asistohen këto familje. Më herët kryetari i bashkisë, z.Gjon Gjonaj ka urdhëruar evidentimin e të gjithë familjeve që në këto kushte atmosferike kanë të nevojshmë ndihmë nga bashkia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *