Subscribe

Tërmeti i 21 shtatorit, rikthehu vëmendjen e autoriteteve për të parë gjendjen e urave dhe veprave të artit në juglindje.

 

Që në orët e para të mëngjesit inspektorët nisën punën per te evidentuar nese ka dëmtime si pasojë e lëkundjeve.

 

Përgjegjësi i sektorit rajonal rrugor Gentian Pere thote se 20% e urave në akset nacionale të qarkut të Korçës janë të ndërtuar shumë vite më parë, por edhe ato nuk paraqesin probleme për qarkullimin e mjeteve.

 

 

Sipas Peres në rastet kur urat paraqesin çedime apo probleme të tjera, grupi i inxhinierëve vendos për kufizimin e tonazhit të mjeteve që qarkullojnë, ashtu siç ka ndodhur tre ditë më parë në urën e Babanit në Devoll.

 

Pas kontrolleve Pere siguron se tërmeti i pak ditëve më parë nuk ka shkaktuar asnjë dëm ne akset rrugore te juglidjes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *