E enjte, 8 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tërmeti “shkund” Japoninë, viktima dhe shtëpi të rrafshuara

Të paktën 8 të vdekur, 130 te plagosur dhe dhjetera të zhdukur është bilanci I një tërmeti të fortë që goditi zemren e ishullit Hokkaido në Japoni.

 

Reklamë

Lëkundja e fortë me magnitudë 6.7 ballë e shkallës Richter, dëmtoi më shumë qytetin Atsuma ku ka pasur viktima dhe mjaft dëme materiale.

Pak minuta pas goditjes së parë të madhe, pati edhe një tjeter lëkundje të fortë e shkallës 5.3 ballë ndërsa lëkundjet e tjera të tokës kanë vijuar edhe në orët në vazhdim. Epiqendra e termetit ishte 62 km në periferi të kryeqytetit Sapporo të ishullit Hokkaido. Pamjet e para nga ajri të zonave të dëmtuara nga termeti treguan një numër të madh banesash të rrafshuara ndërsa është dëmtuar edhe një impiant I rëndësishëm termik.

Reklamë

Qeveria ka dërguar në zonat e dëmtuara nga termeti 25 mijë ushtare në kuadër të gjëndjes së emergjencës.

Autoritetet I tremben rritjes se ndjeshme të bilancit të vikimave duke qënë se shumë persona rezultojnë të humbur.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë