Prokuroria e Tiranës ka marrë 5 të pandehur për shërdorim detyre për dëmtimet e tërmetit të 26 nëntorit në Tiranë.

 

I pandehur është marrë edhe një subjekt juridik, pasi një pallat që ai ka ndërtuar është dëmtuar nga tërmeti. Sipas prokurorisë, nuk ka respektuar standardet në ndërtim. Po ashtu, të pandehur janë marrë ish-zyrtarë të urbanistikës në Farkë, ish-shefi i zyrës Geron Cipi dhe dy ish-inspektorë.

 

Dosja për 5 personat ka vajtur në gjykatë për seancë paraprake. Ndërkohë, për të dyshuarit e tjerë, çëshjta është ndarë nga prokuroria e kryeqytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *