Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
04 June 2026
Vizion fokus

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen...

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për investimin në...

Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në...

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin e plotë...

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin e Sigurimit

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare që nga...

Protesta para Kryeministrisë, Rama publikon dy projektet dhe ironizon...

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Turqi, Rubio konfirmon...

Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që...

Tragjedia në Shëngjin, Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet të marrin...

Tërmeti rrit me 50-70 euro çmimet e qirave në Tiranë

5 Dhjetor 09:37

Shoku i pas tërmetit të 26 nëntorit duket se ja ka lënë vendit kërkesës emergjente të një vendi për të futur kokën. Në Tiranë numërohen rreth 1300 shtëpi të pabanueshme, sipas të dhënave zyrtare nga  Zyra e Ministrit Fuqiplotë për Adresimin e Pasojave të Tërmetit, të cilët duhet të akomodohen në shtëpi të sigurta. Ndërkohë që shumë qytetarë që jetojnë në katet e larta në Tiranë po kërkojnë që të zhvendosen në apartamente që janë në katet përdhese apo në shtëpi private.

Xheni Jahja nga Tirana Real Estate tha për Monitor se ditët e fundit ka pasur një kërkesë në rritje qiraxhinjve që kërkojnë që të lëvizin drejt kateve të para, apo shtëpive private. Megjithatë Jahja i cilëson kërkesat e individëve që jetojnë në katet e larta si provizore, pasi i kërkojnë për një periudhë afatshkurtër. Një pjesë sipas saj kërkojnë të zhvendosen për arsye sigurie, ndërsa pjesa tjetër kanë pasur dëmtime të banesës.

Genc Zike nga agjencia DevInf, gjithashtu, thote se ka pasur nje kerkese te shtuar per shtepite ne katet e para dhe per shtepite private.

Edhe Juliana Nela, broker në kompaninë Remax, konfirmoi tendencën në rritje për shtëpi me qira, ku përveç atyre që duan të ndryshojnë shtëpitë e kateve të larta, janë edhe ata që shtëpitë kanë dalë të pabanuara dhe kanë mundësi financiare për të jetuar këto ditë në shtëpi me qira.

Juliana Nela nga Remax, thotë se është vënë re një rritje e çmimit të qirasë. Në shtëpitë me standard, çmimi është rritur nga 50-70 euro më shumë në muaj. Ndërsa shtëpitë e lira, të cilat jepen me qira nga 25 mijë lekë apo 250 euro, nuk kanë pasur ndryshime domethënëse në çmim.

 

Si do të përballohet kërkesa e shtuar

Agjencitë e pasurive të paluajtshme thonë se do të jetë e vështirë që të përballohet ky fluks i menjëhershëm i kërkesave për qira. Tirana ka një ofertë të limituar të shtëpive me qira në këto moment kur kanë filluar edhe universitetet dhe do të jetë deri diku e vështirë për qiramarrësit e rinj që të kërkojnë shtëpi ekonomike.

“Tregu i qiradhenies eshte i limituar ne Tirane per shtepite qe vijne me cmime ekonomike,”- sqaron Genc Zike nga Devinf.

Gjatë ditës së djeshme Bashkia Tiranë njoftoi se do të mbështesë me bonus qiraje për një vit të gjitha familjet që kanë ngelur të pastrehë gjatë tërmetit të 26 nëntorit në Tiranë, derisa të gjendet një zgjidhje përfundimtare për banesën e tyre.

Bashkia Tiranë pret që deri në fund të muajit ky proces të jetë përmbyllur./Monitor

Posted Under:
Sociale Vendi
Tagged:
çmime Ndërtesa Qira Tërmet Tirane

Nga e njëjta kategori

Dita e katërt e protestës, qytetarët mblidhen tek “Sheshi Skënderbej”

më shumë...

Tragjedia në Shëngjin, reagon policia: Mbyten dy të rinj nga Kosova, tre të tjerë shpëtohen në momentet e fundit

më shumë...

Trafik armësh dhe grup kriminal, Gjykata e Posaçme dënon tre të pandehur

më shumë...

Tragjedi në Shëngjin! Dallgët e detit u marrin jetën dy personave, dy të tjerë në gjendje të rëndë

më shumë...

One thought on “Tërmeti rrit me 50-70 euro çmimet e qirave në Tiranë”

  1. Erion says:
    November 2, 2020 at 8:27 pm

    Cmimet e qirave dhe shitjet e banesave do kene nje renie shum te madhe me valen e ndertimeve qe ka pllakosur ne Tirane keto vitet e fundit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

10:21

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën...

10:03

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për...

9:57

Maran e nis me “këmbën e majtë”...

9:33

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

9:28

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin...

9:02

Costa mesazh politikës 4 ditë para zgjedhjeve:...

8:57

Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke...

8:47

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin...

8:03

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare...

8:00

Protesta para Kryeministrisë, Rama publikon dy projektet...

7:43

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Turqi,...

7:39

Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të...

7:30

Tragjedia në Shëngjin, Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet...

7:01

Formacionet Zyrtare/ Ndeshja miqësore me Izraelin, ja...

6:59

Protesta për Zvërnecin/ Policia largon makinat nga...

6:53

Tensione pranë kryeministrisë, hidhet ujë mbi protestuesit

6:45

Protesta për Zvërnecin, tension mes policisë dhe...

6:30

Dita e katërt e protestës, qytetarët mblidhen...

6:21

Tragjedia në Shëngjin, reagon policia: Mbyten dy...

6:20

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që humbën jetë...
  • Tragjedi në Shëngjin! Dallgët e detit u marrin jetën dy pers...
  • Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në stolin kuqezi...
  • Zvërneci, Rama: Hetimet e SPAK do u japin fund spekulimeve...
  • Trafik armësh dhe grup kriminal, Gjykata e Posaçme dënon tre...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.